Edhe një tjetër rast në Kosovë, e mitura nga Istogu dyshohet se u dhunua seksualisht

Një tjetër rast i dhunimit të një të miture ka ndodhur në Kosovë, kësaj here në komunën e Istogut.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 09 gusht 2022.

Ndërsa viktima për shkak të frikës nuk e kishte ka raportuar rastin deri dje në polici.

“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktua masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se javë më parë është raportuar edhe për dhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë, e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona në muajin gusht, dhe gjashtë persona të tjerë në muajin qershor. /Demokracia.com/