Pas një pauze prej disa vitesh, Komuna e Junikut që udhëhiqet nga Ruzhdi Shehu, ka arritur të rikthehet në finalistët e grantit të performancës.

Që nga viti 2019, komuna nuk ka arritur të kualifikohet për këtë grant të rëndësishëm.

“Lajmi i mirë është se këtë vit, Komuna e Junikut është përfituese e grantit të performancës komunale me vlerë prej 85,553.78 euro. Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhshme për përmirësimin e shërbimeve dhe projekteve në komunë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut. /Ballkani.info/