Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, ka përuruar sot një projekt që iu shërben qytetarëve të Mitrovicës.
Ky është edhe një premtim i mbajtur para qytetarëve të Mitrovicës nga kryetari Bedri Hamza.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka treguar detaje të këtij projekti.
“Sot përuruam “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë, një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë këto bukuri. Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në “Ballkonin Panoramik.” Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës. #MaMirë për natyrën dhe shëndetin!”, ka shkruar Hamza.







