Edhe nesër e pasnesër nxehtë, këto janë temperaturat

Do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.