“Edhe nëse humbas finalen largohem!”

Mauricio Pochettino ka befasuar të gjithë në konferencën për shtyp të dhënë menjëherë pas kualifikimit historik në finalen e Champions League, ku do të gjejë Liverpoolin e Jurgen Klopp.

I ngacmuar nga gazetarët britanikë të pranishëm në sallën e konferencës në lidhje me të ardhmen, pasi një ditë më parë vetë ai tha se “nëse fitoj Champions, mund të largohem”, këtë herë ka lëshuar bombën tjetër: “A largohem edhe nëse nuk fitoj? Po, mund të ndodhë edhe kjo!”.

Pochetino ka katër vite në drejtimin e “Spurs” dhe ky është rezultati më i lartë i arritur deri tani në pankinën e “Spurs”.