Edhe 100 afganë janë larguar nga Kosova në mëngjesin e sotëm.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Amerikës në Prishtinë me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Ata kanë bërë të ditur se të njëjtit do të nisin jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot në mëngjes, një fluturim i katërt u nis nga Kosova, me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e Ambasadës.

(2/2) Just this morning, a 4th flight departed Kosovo, with over 100 Afghans who will soon start new lives in the U.S. Thank you Kosovo for your generosity & hospitality. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/Q7da9oK6L3

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) November 5, 2021