Edhe Leonardo largohet nga Milani

Menjëherë pas përfundimit të stinorit fillojnë ndryshimet te Milani.

Mungonte vetëm zyrtarizimi por edhe ai tashmë ka ardhur. Gennaro Gattuso dhe Leonardo nuk janë më pjesë e Milanit.

Klubi italian përmes një komunikate ka njoftuar largimin e trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Drejtori Gjeneral, Ivan Gazidis i ka falënderuar të dy për punën që kanë bërë gjatë këtyre muajve.