Edhe koncerti i Melindës anulohet për shkak të koronavirusit

Pas shumë artistëve të cilët njoftuan përmes rrjeteve sociale se një datë e caktuar është anuluar, njësoj ka ndodhur edhe me Melindën.

Ajo bëri me dije përmes Instagramit se koncerti i paraparë të mbahej në Tetovë do të anulohet për shkak të këtij virusi i cili ka arritur tashmë edhe në Shqipëri.

“Per shkak te Corona Virusit koncerti ne Tetove ne SEEUNIVERSITY shtyhet per nje dat te pacaktume, deri sa situata te qetsohet. FALEMINDERIT PER MIREKUPTIM!”, ka shkruar reperja.

Më poshtë postimi i saj i plotë