Edhe Haradinaj, deklarohet për vizitën e Borellit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se e mirëpret vizitën e përfaqësuesin e BE-së, Josef Borell në Republikën e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se takimi me Borellin ishte i pamundur të akomodohej në agjendën e tij për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.

Postimi i plotë:

Mirëpresim vizitën e z.Borrell në Kosovë.

Propozimi nga BE-ja për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohej në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.

Ndërsa në takimin e z.Borrell me partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton qëndrimin politik me përfaqësuesit e saj.

RH