festat e fundvitit

Edhe Drenasi ndalon mjetet piroteknike

Edhe Komuna e Drenasit ka marrë vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike dhe zona të banuara.

Kjo, përjashtimisht datës së 31.12.2018 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2019.

“Pasi që jemi në prag të festave të fund vitit dhe produktet piroteknike/fishekzjarrët janë në sasi të madhe në treg dhe ne duar të konsumatorëve, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga subjektet afariste që zhvillojnë veprimtari të tregtisë, të ndalojnë shitjen e produkteve piroteknike/fishekzjarrëve nga personat e paautorizuar dhe të palicencuar për shitjen e tyre si dhe të miturve nën moshën 18 vjeçare”.

Nga kjo komunë kanë bërë të ditur se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën në shumë prej 100 euro.

Komuna të tjera që kanë marrë këtë vendim janë edhe Prishitna, Rahoveci dhe Suhareka.