operacionet plastike

Edhe Arta Elezaj me operacione plastike

Tashmë nuk mbet artiste e fytyrë publike pa iu nënshtruar operacioneve e ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjike.

Falë jetës së tyre luksoze, por edhe dëshirës për t’u dukur në trend me kohën e pse edhe për të bërë ndonjë ndryshim tek vetja, veçmas janë femrat ato që iu drejtohen klinikave të shumta estetike.

Edhe Arta Elezaj që shumë rastësisht u bëfytyrë televizive, duket se ka ndryshuar diçka në fytyrën e saj.

Në krahasim me disa fotografi të mëparshme dhe të fundit, mund të shihni se ajo ka fryrë buzët, por edhe një ndërhyrje të mundshme në hundë.

Ndryshe, Arta vazhdon të jetë e komentuar pikërisht për jetën luksoze, ku nga një vajzë provinciale u bë një emër i njohur për audiencën./