Edhe aktori kosovar shkruan për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, ky është qëndrimi i tij

Aktori i njohur kosovar, Astrit Kabashi, është përfshirë në debatin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Bazuar në postimin e tij të fundit në Facebook, aktori duket se është pro kësaj nisme.

Kabashi ka shkruar në anglisht “Ne besojmë në Trust”.

Ndryshe, qytetarët e vendit po kërkojnë që t’iu mundësohet sërish tërheqja e një pjese të parave nga Trusti. Saktësisht, po kërkojnë lejimin e tërheqjes së 30 përqindëshit të kursimeve. Për këtë do të mbahet edhe një protestë nesër, e që sipas organizatorëve do të jetë masive.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk e përkrah nismën e Kuvendit të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, që njihet edhe si Trust.

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, kishte njoftuar Zyra e Kryeministrit.