Ed Sheeran njoftoi një tjetër pauzv nga muzika.

Ed Sheeran ka njoftuar se po bën një pauzë nga muzika, pasi ishte aktiv që nga vitit 2017, shkruan Mirror.co.uk.

Këngëtari 28-vjeç, përmes rrjetit social Instagram konfirmoi se i duhet pak pushim nga muzika, pas përfundimit të turneut.

Kjo është pauza e dytë që ai e bën nga muzika dhe rrjetet sociale, që prej asaj të vitit 2016.

Ed shkroi “Përshëndetje të gjithëve. Do të bëj pauzë përsëri. Po i vjen fundi epokës së ‘Divide’ dhe ky turne më kanë ndryshuar jetën në disa mënyra, por tani gjithçka ka përfunduar dhe është koha të dalë jashtë të shoh më shumë prej botës”, ka shkruar ndër të tjera ai.