Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka vizituar sot kompaninë “Koshi Group”, e cila prodhon pjesë estetike të automobilave, ku të gjitha pjesët bëhen nga fibrat e karbonit.

Shala nga pronari i “Koshi Group” Shkamb Koshi, është njoftuar me procesin e punës dhe detaje të punës së tyre.