Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dërguar në Kushtetuese dekretin e kreut të shtetit për emrin e mandatarit.

Selimi në një emision të TV Dukagjinit është shprehur optimist se Kushtetuesja do të marrë vendim të drejtë.

“Presim që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim të drejtë e që ky vendim do të jetë në favor tonin”, ka thënë Selimi në Debat Plus.

Ndryshe, LDK ka bërë të ditur se ka siguruar numrat për votimin e qeverisë së re, e cila pritet të ndodhë ditën e shtunë.