Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Selimaj, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës Ali Selimaj.
“Ali Selimajn e njoha në vitet e para pas çlirimit. Një burrë i ndershëm e profesionist. Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e tij. Një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për tërë sistemin gjyqësor të Kosovës. Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ali Selimaj ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.







