Katër shtetas të Kosovës dhe tre të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar ‘Qafë Prush’, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin, janë gjetur dhe konfiskuar 539 gram substance narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.