E tmerrshme, antilopën e plagosur e varrosin të gjallë

Ky është momenti shqetësues kur një antilopë e plagosur varroset e gjallë pasi qeveria indiane urdhëroi që të vritet.

Sipas përdoruesit të Twitterit që postoi videon, fermerët në Bihar ishin ankuar se antilopat e nilgait po dëmtonin të lashtat e tyre, transmeton ballkani.info.

Qeveria urdhëroi 300 nilgai të pushkatoheshin nga gjuetarët vendas.

Sidoqoftë, një nga antilopat nuk vdiq, kështu që gjahtarët vendosën ta varrosnin të gjallë pasi e futën atë në një vrimë.

Pamjet tregojnë antilopën e dëmtuar të paaftë për të lëvizur ose rezistuar veprimeve të gjahtarëve ndërsa derdhin dheun mbi trupin e saj.

Vetëm koka e antilopës ka mbetur duke e lëkundur nga toka para se gjuetarët më në fund ta mbulojnë plotësisht. /Ballkani.info/

loading…