E teprojnë me alkoolin, studentët britanikë japin “shfaqje” rrugëve të qytetit FOTO

Edhe mbrëmjen e kaluar, studentët britanikë mbushën rrugët e qytetit për të shijuar natën e fundit jashtë. Kjo ishte mbrëmja e fundit ku patën mundësi që të deheshin dhe të jepnin shfaqje në rrugë, pasi kryeministri britanik, Boris Johnson do të mbyllë nga e marta lokalet dhe restorantet në 10 të darkës.

Masat e reja strikte po merren për të ndaluar një valë të dytë të përhapjes së Covid-19. Ditën e sotme, Johnson do të përcaktojë një sërë masash të ashpra për të frenuar pandeminë. Një ndër këto masa është pikërisht vendosja e një orari për mbylljen e të gjithave pub-ve, bareve de restoranteve në orën 22:00.

Gjithashtu kryeministri britanik do të ritheksojë nevojën që njerëzit të ndjekin udhëzimet e distancës sociale, të vendosin maska në fytyrë dhe të lajnë duart rregullisht.

Nga ana tjetër, bizneset dhe shkollat do të lejohen të qëndrojnë të hapura deri në masat e tjera që mund të marrë qeveria, të cilat do të njoftohen nga Johnson ditën e sotme.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, studentët mbushën rrugët në Leeds dhe West Yorkshire. E nga pamjet e publikuara nga mediat britanike duket qartë se e kishin tepruar me alkoolin.