Sarajevë

E sulmon vajzën para klubit, por më pas “han dajak” nga boksieri boshnjak i MMA-së (VIDEO)

Mediat boshjake kanë publikuar një video të incidentit para një klubi nate në Sarajevë kur një burrë e sulmon një femër, e më pas “han shpulla” nga boksieri i MMA-së, Denis Stojniq.

Siç shkruan Klix.ba, kamerat e sigurisë të dielën e kanë kapur momentin kur një femër largohet nga klubi dhe niset rrugës.

Pas saj vrapon një burrë i cili menjëherë e kap për flokësh dhe fillon ta godasë, shkruan Ballkani.info.

Që ta ndalojë dhunën ndaj femër, nga klubi del shpejt edhe pronari i objektit, Denis Stojniq, i cili njihet si boksier i MMA-së në Bosnje.

Ai reagon shpejt dhe e largon burrin nga femra dhe më pas me disa goditje arrin ta mposhtë atë.

Stojniq ka thënë se ka reaguar pasi që nuk ka mundur ta shikojë dhunën ndaj vajzës, veçanerisht në objektin e tij. /Ballkani.info/