“E shpejtë si Ferrari”, Genta Ismajli pozon e mbuluar me shami pranë veturës luksoze

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Arsyeja e kësaj distance nga muzika është kryesisht fokusimi në jetën e saj private, pasi këtëvit është bërë nënë për herë të parë.

Së fundmi, Genta ka publikuar për ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku është dukur mjaft tërheqëse.

Në një prej tyre, këngëtarja e hitit “Guximi” pozoi pranë një veture luksoze, teksa kishte veshur një këmishë me katrore dhe kishte vendosur një shami në kokë.

“E shpejt si Ferrari”, shkroi këngëtarja me origjinë nga Gjilani në mbishkrimin e këtyre fotografive.