E rëndë: Nipi rrah gjyshen në Gjilan

Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Gjilanit.

Aty policia raporton se nipi ka rrahur gjyshen e tij.

Sipas policisë ky rast ka ndodhur ka ndodhur të enjten dhe të premten, ku i dyshuari thuhet se është me të meta mentale.

“Gjilan 29-30.10.2020 – 23:30-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër kosovare. Dyshohet se i dyshuari është me të meta mentale”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka treguar se “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari ndalet në kliniken e neuropsikiatrisë”.