Një vajzë në Britaninë e madhe ka treguar sesi nëna e saj i “hekurosi” gjinjtë kur ishte 13-vjeç.

Sipas kësaj “tradite” të vjetër, vajzave të reja u “shtrihen” gjinjtë në mënyrë që të mos jenë tërheqëse për djemtë.

Në këtë rast, viktima e identifikuar vetëm si Simone ka rrëfyer për mediat se nëna e bëri t’i nënshtrohej procesit të dhimbshëm pasi zbuloi se ajo ishte “gay”.

Procedura e dhimbshme thuhet të jetë mësuar në shkollat e Anglisë.

Simone është mes 1 mijë grave dhe vajzave në Britani që dyshohet t’i jetë nënshtruar procedurës së dhimbshme dhe e të rrezikshme.

“Hekurosja”e gjinjve konsiston në shtypjen me forcë të bustit të një vajze duke përdorur një gur të nxehtë.

Kjo bëhet për të vonuar formimin e gjinjve në mënyrë që t’i mbrojnë vajzat nga sytë e djemve.