Këngëtarja

E para që ia doli! Beyoncé THYEN këtë rekord 

Beyonce është bërë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e këngëve ‘country’ në Billboard.

“Texas Hold ‘Em” u rendit e para pasi artistja e publikoi njëkohësisht me këngën “16 Carriages” në një shpallje surprizë të albumit gjatë “Super Bowl”.

Kënga e bëri atë gjithashtu artisten e dytë femër solo që një këngë hyri direkt në vendin e parë.

Taylor Swift ishte e para në 2021 me “Love Story” dhe “All Too Well”.

Kënga e Beyonce -s në vendin e kryesimit të top-listave e bën atë gruan e parë që arrin numrin një në ‘Hot Country Songs’ dhe ‘Hot R&B/Hip-Hop Songs’ që nga fillimi i listave në 1958.