Qifti

E papritur, ndahet çifti i njohur

Ariana Grande dhe Pete Davidson thuhet se janë ndarë.

Çifti i dha fund fejesës sipas TMZ.

Ata thuhet se u ndanë gjatë fundjavës, duke pranuar se thjesht nuk ishte koha e duhur për marrëdhënien e tyre edhe pse të dy akoma ndjejnë dashuri për njëri-tjetrin.

Ariana dhe Pete njoftuan fejesën e tyre të papritur gjatë muajit maj pasi u zbulua se ishin në lidhje.