E papranueshme! Burri godet me grusht në kokë gruan e hendikepuar në QKUK VIDEO

Sot në QKUK ishte kaos i vërtetë e pamjet ishin të padëshirueshme, pasi një ngjarje e rëndë tronditi Ferizajin dhe gjithë Kosovën, ku në lokalin “Steak House” u pa ferri vetë, pas një shpërthimi të një bomble gazi, ku të lënduar mbetën së paku 43 persona.

Por derisa kamerat po mbulonin këtë ndodhi në QKUK-Prishtinë, një veprim i turpshëm u pa nga një person që po voziste një grua në karrocë, transmeton Ballkani.info.

Burri që po e “ndihmonte” me lëvzijen e karrocës gruan, e godet me grusht të fuqishëm në kokë të hendikepuarën teksa lëvizste.
Ngjarja u kap rastësisht nga kamera e RTK-së, gjatë raportimit për të lënduarit e shpërthimit në Ferizaj.

Ballkani.info ju sjellë videon e shkëputur më poshtë: