E njohim si këngëtare, por ja çfarë pune bën Albërije Hadërgjonaj në Amerikë

Prej disa vitesh, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka lënë Shqipërinë, për tu zhvendosur në New York.

Më herët, në një intervistë ajo rrëfeu vështirësitë që hasi në një shtet të huaj, ku ishte pa asnjë mbështetje, vetëm me vajzën e saj Anxhelina.

“Kur jam zhvendos në Amerika kam punuar si dado, kam pastruar shtëpia, kam bërë gjithçka për të mbijetuar në një vend tjetër”, u shpreh këngëtarja.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Oxygen Show” ajo tha se aktualisht punon si agjente shitjesh, së objekteve, tokave. Ndër të tjera ajo tha se po mendon që të hapë agjencinë e saj në SHBA.