Gjatë qëndrimit te saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” Beniada ka ndarë disa momente nga jeta e saj personale.
Në një bisedë me Kledin, ajo ka treguar rastin kur një futbollist e kishte ngacmuar.
“Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa, mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen time, ata ishin moshatar, pastaj donte të me fliste dhe mua, por un i përgjigjesha shumë shkurt. Unë e shikoja që ai nuk po mi ndante sytë. E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjetër. Më pas më gjeti dhe Instagramin”, ka deklaruar Beniada.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.







