“Ok Ok” quhet kënga e re e Butës që u lansua sonte.
E ky projekt muzikor flet për formën se si reperi ka ndryshuar në të gjitha gjërat, por shoqërinë nuk e ka lënë vet asnjëherë dhe se nuk ka nevojë për miq të ri, shkruan Ballkani.info.
Por, siç duket, projekti po del të jetë jo origjinal.
Kjo se, është edhe një tjetër reper i njohur si “Grim” që me 11 shkurt të 2018 ka publikuar një projekt të titulluar “Okej” e që ka të njëjtën temë.
Po ashtu, të dy këngët ngjajnë me të njëtën vijë melodike dhe kanë pothuajse të njëjtin refren.
Se a është kjo kopje, apo rastësi, e din vet Buta./Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=vQcWjAx1MH4







