E ironizojnë për gjoksin, Emina Çunmulaj: Ai ka ushqyer dy fëmijë

Emina Çunmulaj ia ka mbyllur gojën komentueses, e cila ‘ironizoi’ me gjoksin e saj.

Emina Çunmulaj është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja.

Së fundi, ajo postoi një foto, të cilën e kishte realizuar në avion privat, ku shihet e veshur tërësisht në të zeza.

Në mesin e shumë komenteve që pranoi modelja, të bie në sy ai i një komentueses, që i shkruan “po gjoksin ku e ke lan”.

Modelja nuk heziton t’i përgjigjet, ajo i shkruan “qaty en airplan private e kom lan. mos u bo marak motra se qe njaj qoks ka ushqye dy femi”.

Për ndryshe, Emina Çunmulaj ka bërë së fundi ndryshim drastik duke shkurtuar flokët, për t’u sensibiluzuar me gratë që vuajnë nga sëmundja e kancerit.