E godet babain me shkop druri, arrestohet

Një person i komunitetit rom nga Prizreni ka lajmëruar në Polici se pas një mosmarrëveshje është goditur me një shkop druri nga djali i tij.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.