Kanye West

E gjithë bota e përqesh! Kanye West zbulon kodin e telefonit dhe është super i lehtë

Passwordi i tij i telefonit është aq i lehtë, sa çdokush do e provonte atë kombinim për të parë nëse i hapet.

Reperi me famë botërore Kanye West, ka zbuluar për veten e tij më shumë se që mund të ketë dashur, duke lënë t’i vërehet qartë kodi i mbrojtjes së telefonit të tij, gjatë takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Reperi ka drekuar me Presidentin Trump, dhe për një moment e ka nxjerrë telefonin për t’i treguar një GIF presidentit.

Kamerat parapa tij e kanë kapur PIN-in e telefonit që ishte “000000”, gjatë transmetimit live.

Dhe tani, e tërë bota ka nisur shakatë me reperin, duke u tallur në llogari të tij referuar këtij fjalëkalimi qesharak.