E FUNDIT! Tea zgjedh njërin prej djemve të ‘PërPuthen’

E ndodhur mes Andit dhe Elvisit, më në fund Tea arriti të zgjidhte. Pas takimit katër minutash me Andin, Tea tha se tashmë “dua të njoh vetëm Andin për momentin”.

Kjo deklaratë e Teas erdhi pas asaj të Andit, i cili deklaroi pak më parë se është në emision vetëm për Tean.

Madje ai tha se nëse Tea do t’i jepte një përgjigje negative, do të largohej në moment dhe do ta linte emisionin.

Çfarë do të ndodhë pas këtyre deklaratave të tyre? Kjo mbetet për t’u parë në puntatat në vazhdim.