E ftoi në darsëm, shikoni çfarë i shkruan kushëriri në zarf (FOTO)

Një ftesë dasme ka bërë xhiron e rrjetit pasi u postua në Facebook.

Një grua vendosi të ndante me miqtë e saj ftesën e dasmës të kushëririt të saj ku shkruhej me shkrim dore të sillte një zarf me para dhe ushqim me vete.

Në ftesë thuhej saktësisht se mund të merrnin një sallatë ose ëmbëlsirë me vete dhe se ceremonia do të mbyllej me një “festë zarfi”.

Ndërsa hedhja e parave në një dasmë është një praktikë e zakonshme, sjellja e ushqimit në banket nuk është dëgjuar dhe as nuk është e detyrueshme.

Gruaja shkruante në postim:

“Mos organizo festë, nëse nuk je në gjendje që të mbulosh shpenzimet e mysafirëve. Por nuk mund t’iu kërkosh të ftuarve para dhe ushqim. Me pak fjalë duan paratë e tua dhe presin që të jesh ti vetë që të organizosh festën”.