E dhimbshme! Një grua shtatzënë ka rezultuar pozitive me koronavirus në QKUK

Një grua shtatzënë ka rezultuar pozitive me koronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se një grua shtatzënë është shtrirë në njësinë intensive në Klinikën Infektive e konfirmuar pozitive me koronavirus Covid-19

Gruaja e lindur në vitin 1980 në javën e 28-të të shtatzënisë, është testuar dy herë

Ajo në testin e parë ka rezultuar negative, ndërkaq nga strishoja e dytë është konfirmuar pozitive.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Klinikës Infektive Dr. Lindita Ajazi-Berisha.

“Ekipa kujdestare me informoi qe eshte transferuar ne Kliniken Infektive”, ka thënë shkurt Ajazi-Berisha.