E dhimbshme! Në ditën që u bë nënë për herë të parë, Arbenita humb njeriun më të dashur

Arbenita dhe Fero janë zyrtarisht prindër!

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fund dhe në mëngjesin e djeshëm Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën cifti e ka pagëzuar me emrin Nina. Ajo ka publikuar një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. Imazhin e saj ajo e ka mbuluar me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.

“24.04”, ka shkruarArbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Kjo ditë e shënuar, u shoqërua me një tragjedi familjare për Arbenitën pasi në këtë ditë ajo humbi të atin si pasojë e Covid19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur motra e Arbenitës, përmes një postimi në Facebook.Image

Babai i modeles ka qenë prej ditësh në betejë me virusin në qendrat e trajtimit në Maqedoninë e Veriut.

Ngushëllime familjes!