E dashuruar “kokë e këmbë”, Genta bën dedikimin e radhës për partnerin turk

Genta Ismajli s’e fsheh më dashurinë për partnerin e saj aktual.

Këngëtarja kosovare pak kohë më parë doli publikisht me të dashurin e saj, biznesmenin turk Huseyin Usta.

Madje edhe dedikimet e dashurisë për të i ka bërë të shpeshta në rrjetet sociale, gjë të cilën e bëri edhe së fundi.

“Ishte mënyra se si ju qeshët… e dija që më duhej kjo në jetën time. Të dua zemër!”, ka shkruar Genta sipër një fotografie të re të publikuar në Instagram.

Ndryshe, Genta pritet që së shpejti ta publikojë këngën e re, që do të jetë në bashkëpunim me artistin turk, Eypio.