E dashura e Ronaldos shfaqet bombastike në Kanë

Gerogina ka bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga ajo në tepihun e kuq të festivalit të Kanës.

E dashura e Cristiano Ronaldos , Georgina Rodriguez mori vëmendje me fustan të zi, me pjesëmarrjen e saj në Kanë.

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, shfaqi figurën e saj të pabesueshme në një fustan të zi në premierën e “Once Upon A Time In Hollywood”, të martën.

Modelja spanjolle, 25-vjeç, dukej mahnitëse teksa arriti në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Georgina kishte veshur një fusran të zi, me të cilin kishte theksuar format trupore.

Georgina është në lidhje me futbollistin Cristiano, 34 vjeç, tash e sa vite, dhe çifti kanë bashkë një vajzë njëvjeçare, të quajtur Alana Martina.

Ish-shitësja e dyqaneve, e lindur nga një nënë spanjolle dhe babai argjentinas, po rrit gjithashtu dy binjakët e Cristianos, Eva dhe Mateo si dhe djalin tetë vjeçar Cristianinho.

Festivali i Filmit në Kanë të vitit 2019 po zhvillohet në Palais des Festivals deri më 25 maj.