Autori i programit ‘It’s my love’, Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si Kika, i është kundërpërgjigjur hoxhës Omer Bajrami, i cili ditë më parë është marrë me fenomenin e ditëve të sotme, emisionin “Përputhen” dhe Its My Love.

Bajrami kishte thënë se se këto janë emisione turpëruese dhe degjeneruese për rininë tonë dhe sipas tij, kështu nuk duhet të jetë gjenerata pasardhëse e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe burrave e trimave tjerë që ka pasur ky popull.