Sulmuesi francez

E ardhmja e Ribery, mes Turqisë dhe Francës

Ashtu siç tashmë është bërë e ditur nga presidenti Uli Hoeness, Franck Ribery do të largohet nga Bayerni në fundin e këtij sezoni.

Por menjëherë pas publikimit të këtij lajmi kanë nisur edhe zërat sa i përket të ardhmes së 35-vjeçarit.

Të dhënat e para flasin për një rikthim të francezit në radhët e turqve të Galatasarayt, aty ku ai luajti nga janari deri në qershor të vitit 2005, përpara se të kalonte te Olimpique Marseille.

Pikërisht klubi nga “Velodrome” është një tjetër pretendente për të marrë shërbimet e lojtarit, që me Bayernin ka luajtur më shumë se 400 ndeshje.

Për Ribery kanë shprehur interes edhe skuadra nga Arabia Saudite si dhe nga Amerika.