Dyshimet për dron të rrëzuar në Shkup – dalin detajet e fundit

Policia është tërhequr pasi nuk ka gjetur asgjë në zonën e fshatit Bujkovci, rajoni i Shkupit, njofton TV21.

Sipas informacioneve të banorëve, ata pretendojnë se kanë parë një objekt fluturues që më pas është zhdukur. E gjithë kjo ka ndodhur pasditen e sotme teksa zona është përfshirë nga një stuhi e fortë.

Mbrëmë vonë të gjitha njësitet policore janë tërhequr, ndërsa MPB-ja ka thënë se nuk është gjetur asgjë.

Në aeroportin e Petrovecit, i cili nuk është shumë larg fshatit, konfirmojnë se qarkullimi ajror po zhvillohet normalisht dhe janë realizuar të gjitha ngritje-uljet.