Dybala e Morata shënojnë për fitoren e Juves

Juventusi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Të martën mbrëma, skuadra torineze fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Salernitanas.

Paulo Dybala shënoi golin e parë në minutën e 21-të, ndërsa rezervisti Alvaro Morata vendosi rezultatin 2:0 në minutën e 70-të.

Në fund, Dybala humbi penallti, duke gjuajtur lartë mbi portë.

Te Salernitana në qendër të mbrojtjes u paraqit Frederic Veseli.

Juventusi është i shtati në tabelë me 24 pikë, sa i ka edhe Fiorentina në vend të gjashtë. Salernitanan e pret punë e vështirë për të mbetur në nivelin më të lartë të futbollit italian. Është e fundit me 8 pikë.