Dybala e dëshiron rikthimin e Pogbas te Juventusi
Situatë e çuditshme: Paulo Dybala mund të shpresojë ta përqafojë sërish “vëllain” Paul Pogba në Torino.
Në fakt, në verën e vitit 2019, i përfoluri kryesor për ta lënë Juventusin për një oferte të denjë financiare është pikërisht njëri mes Dybala, Miralem Pjanic dhe Douglas Costa.
Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas ëndërron të bashkohet sërish te bardhezinjtë me shokun e tij francez, që duket se e ka vendosur të mos vazhdojë më në “Old Trafford”.
“Paul është një lojtar i madh, cili nuk do ta donte atë në ekipin e tij? Personalisht nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij, por i uroj më të mirën”.