Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim i prostitucionit.
Lidhur me rastin është kontrolluar një lokal, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një DVR, një arkë fiskale, pesë telefona celular dhe 354 euro para.
“Fsh. Ismail Kryeziu, Prizren 22.11.2019 – 21:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët dyshohet se kishin kryer veprat e cekura. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokal, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një DVR, një arkë fiskale, pesë telefona celular dhe 354 euro para. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”.







