Dy studentë ndërtuan një kalkulator që tregon saktësisht se sa jetë mund të kurseni duke qëndruar në shtëpi

Është e rëndësishme të theksohet se sa ndikim mund të ketë vetëm-izolimi dhe distancimi shoqëror në transmetimin e koronavirusit.

Studentët e doktoratës Anna Szczepanek dhe Dominik Czernia kanë ndërtuar një kalkulator që tregon saktësisht se sa jetë mund të shpëtojmë personalisht duke qëndruar në shtëpi, gjë që ata shpresojnë se do t’i bindë njerëzit se sa fuqi kanë në duart e tyre, transmeton lajmi.net.

Anna tha për Metro: “Duke pasur parasysh seriozitetin e krizës, është gjithmonë një përgjegjësi e madhe për të mos bërë diçka që përhap më shumë panik në njerëz”.

Ne i shfrytëzuam njohurit tona në avantazhin tonë dhe i ndihmuam njerëzit të gjejnë një motiv për të qëndruar në shtëpi.

Në rastin e 100% të izolimit, ju mund të shpëtoni 399 infeksione dhe 14 jetë. Llogaritësi është i bazuar në hulumtime shkencore nga Qendra për Modelimin Matematik të Sëmundjeve Infektive.

Dominik dhe Anna përdorën të njëjtat shtatë ndryshore që i përfshinë në studimin e tyre, por i bënë gjërat më miqësore dhe më të kuptueshme.

Deri më tani, ata thonë se kanë parë një numër të madh njerëzish që përdorin kalkulatorin, dhe u nda edhe në Twitter nga epidemiologu i njohur Dr. Eric Feigl-Ding.