Një grua në Rahovec ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër.

Incidenti, i cili ndodhi mesditën e së premtes, është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton policia.

Postimi i plotë nga PK-ja:

DHUNË NË FAMILJE

Rahoveci 22.07.2022-13:30.Vkitima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.