“Durt e Zhyta”, albumi që po e sjell ky reper

Ai nuk ka shumë famë në publik.

Por, reperi nga Mitrovica, Kia Felon, ka një talent të madh në muzikën që e bën dhe ata që e dëgjojnë, i kërkojnë këngë të reja, shkruan Ballkani.info.

Kia dallon nga reperët tjerë, veç për faktin se nuk u përshtat me frymën e komercializimit në rep por vazhdon ta praktikojë rrymën që e nisi që kur ishte adoleshnt e siç duket kjo gjë e bën unik atë.

Si do që të jetë, Kia po vjen me një projekt gjigant.

Ai në Facebook ka publikuar një status ku tha se do sjell album të ri që do quhet “Durt e Zhyta” e që do ketë 12 këngë.

Detaje të tjera nuk ka zbuluar por i la në pritje fansat e shumtë.

Kujtojmë që reperi para një muaj ka publikuar ca këngë siç janë “Ku je shoqni”, “E pash një ditë” etj./Ballkani.info/


https://www.youtube.com/watch?v=XxvaeBasKE0