Hysen Durmishi

Durmishi: Të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

Durmishi, në një prononcim për Klankosova.tv tha se komplet territorin po e mbulojnë me 19 kontrata, ku katër nga to janë për autostrada.

“Unë jam duke kontaktuar nonstop me menaxherët të cilët janë në terren. Komplet territorin po e mbulojmë me 19 kontrata, ku katër janë për autostrada”.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe të gjitha kompanitë janë në terren. Nuk ka asnjë problem me rrugët të cilat menaxhohen prej ministrisë”, tha Durmishi.

Kujtojmë se reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm, e edhe komunat kanë thënë se po kujdesen për rrugët të cilat janë nën menaxhimin e tyre.