Duket një foto normale, por nga këtu mund të kishte nisur një luftë e madhe

Një ngjarja e rendësishme mësohet se ka ndodhur në detin Balltik gjatë stërvitjes së madhe të NATO-s, e cila për pak çoi në një konflikt të hapur mes perëndimit të Rusisë.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar sëfundmi një foto nga momenti kur një avion rus i afrohet shumë pranë avionit të NATO-s F-35 duke e kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Gjithçka ndodhi një muaj më parë, kur NATO sapo kishte nisur stërvitjen e madhe “Europe Defender21” në vendet Balltike, ku duket se rusët kanë dashur të japin një mesazh.

Avioni rus SU-27 iu afrua avionit italian F-35 në mënyrë kërcënuese teksa ky i fundit ishte duke kryer manovra në lartësi. Fotografua u bë nga një tjetër avion rus që ndodhej aty pranë.