Duka prezanton sot trajnerin e ri të Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbolli ka njoftuar mediet së në orën 15:00, në ambientet e saj, do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku do të flasë presidenti Armand Duka.

Edhe pse nuk jepen detaje të mëtejshme mësohet se kjo konferencë organizohet për të prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares, italianin 73-vjeçar Edy Reja, i cili pason në këtë detyrë të shkarkuarin Panucci.

Detajet e marrëveshjes dhe objektivat do të zbulohen nga kreu i FSHF-së dhe tekniku i ri i përfaqësueses.